Trajneri i ekipit të futsallit Prishtina 01, Haki Ahmeti, pranon se humbja nga Sportingu i Lispbonës është e thellë. Por ai insiston se disfata 19:1 nuk do të ndikojë në motivin e lojtarëve për ndeshjet e radhës në “Main Round” të Ligës së Kampionëve.
Kampionia e Kosovës në futsall, Prishtina 01, të enjten luan kundër Novo Vrijemes.
“E dimë se çfarë niveli është Sportingu. Nuk e kemi pritur këtë rezultat, por jemi ruajtur mos harxhojmë energji shumë. Për katër ditë janë tre ndeshje dhe të hysh 100 për qind, vetëm lodhesh, e ne duhet të llogarisim ku i kemi gjasat më shumë për t’u shtrënguar fort”, ka thënë Ahmeti për KOHËN të mërkurën.
“Nuk ndikon rezultati i thellë, nëse e mposhtim Novo Vrijemen, kundërshtarin direkt. Gjithçka është e mundur. Sigurisht se besojmë, si unë ashtu edhe lojtarët dhe të gjithë që jemi në ekip. Do të besojmë deri në sekondën e fundit për të siguruar kalimin tutje”.