Trajneri i Gironas, Michel, e dëshiron transferimin e portierit të Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen.
Michel në një intervistë për “ESport3” ka thënë disa fjalë për Ter Stegenin.
“Ai është një lojtar i shkëlqyer. Të gjithë do të donin ta kishin Ter Stegenin në ekipin e tyre”, u shpreh Michel.
Portier i parë te Girona është argjentinasi Paulo Gazzaniga.
Mediumet spanjolle raportojnë se Barça është afër marrëveshjes me Gironan për Ter Stegenin. Gjermani pritet t’i bashkohet Gironas në afatin kalimtar të janarit në formë huazimi, deri në përfundimin e këtij edicioni.
Girona nuk është duke kaluar formë të mirë këtë edicion në La Liga. Pas 17 xhirove të zhvilluara renditet në pozitën e 18-të me 15 pikë.
Girona shpreson që me Ter Stegenin në skuadër të arrijë rezultate pozitive.
33-vjeçari Ter Stegen i ka munguar Barçës një kohë të gjatë këtë edicion për shkak të operimit në shpinë.
Ai pjesë e Barcelonës është nga viti 2014, kurse kontrata i skadon në vitin 2028.