Futboll

Trajneri i Aberdeenit flet për Dritën e FCSB-në

Trajneri i Aberdeenit flet për Dritën e FCSB-në

Jimmy Thelin është trajner i skuadrës së Aberdeenit skocez, kundërshtarit të mundshëm të Dritës apo FCSB-së. 

Kampionia e Kosovës u mposht të enjten mbrëma në Bukuresht me rezultatin 3:2 nga skudara rumune, dhe për këtë ndeshje ka folur trajneri i skuadrës së njohur skoceze. 

Në “Arena Nationala” u luajt ndeshja e parë e rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës. 

Trajneri Thelin ka theksuar se nuk e di se cila skuadër mund të kualifikohet tutje, e të jetë kundërshtarja e plejofit për Aberdeenin në Ligën e Evropës. 

“E pash që rezultati u përmbys. Drita ishte në epërsi 2:0, ndërsa më pas FCSB-ja fitoi 3:2. Është e vështirë të thuhet se kush do të kualifikohet, por e rëndësishme është që ne do të luajmë në plejof, pavarësisht kundërshtarit. Jemi gati për ndeshjen e radhës”, ka thënë Jimmy Thelin, shkruan “Daily Record” të shtunën. 

Ndeshja kthyese do të luhet të enjten nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.