Paris Saint-Germaini nuk ka pësuar ende disfatë këtë edicion në kampionatin francez.
Disfatën e parë shpreson t’ia shkaktojë skuadra e Toulouset.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoParisi të shtunën nga ora 21:05 do të jetë mysafir i Toulouset.
Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e 22-të të Ligue 1.
Parisi është lider me 53 pikë. Toulouse ka 27 pikë në vendin e dhjetë.
Të shtunën nga ora 17:00 luan Marseille, që është në pozitën e dytë me 43 pikë.
Marseille takohet me Saint-Etiennen, që ka 18 pikë në vendin e 16-të.
Skuadrës së Lillet do t’i mungojë sërish Edon Zhegrova.
Lille të dielën nga ora 20:45 do të luajë në udhëtim te Rennesi, në ndeshjen e fundit të xhiros.