Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Toulouse, kundërshtari i radhës i Parisit në Ligue 1

PSG

Skuadra e Toulouset është kundërshtarja e radhës e Paris Saint-Germainit në Ligue 1 të Francës. 

Toulouse të shtunën nga ora 21:05 e pret Parisin në kuadër të xhiros së tretë të kampionatit francez. Parisi vlerësohet favorit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Parisi në xhiron e kaluar me shumë vështirësi e mposhti Angersin me rezultatin 1:0. Parisienët e fituan edhe ndeshjen hapëse të sezonit të ri duke e mposhtur Nantesin po ashtu 1:0. Dy fitore i ka edhe Toulouse. Fillimisht e mposhti Nicen në udhëtim me rezultatin 1:0 kurse Brestin e mundi në shtëpi me rezultatin 2:0. 

Toulouse kërkon që t’i fitojë tri ndeshjet e para në edicionin e ri për herë të parë që nga kampanja 2010/11. 

PSG-ja ka fituar 21 nga 26 ndeshjet në Ligue 1 kundër Toulouset. 

Të shtunën nga ora 17:00 luan edhe Lille ndaj Lorientit. Ndërkohë të dielën nga ora 17:15 Monaco takohet me Strasbourgun. Nga ora 20:45 takohen Lyoni e Marseille.