Futboll

Totti reagon për rastin ku u humbën tre penallti

Roma

Legjenda e Romës, Francesco Totti, e ka komentuar rastin ku lojtarët e Romës humbën tre penallti ndaj Lillet. 

Videoja me mosshënimin e penalltive u bë virale në Itali. 

“Kjo asnjëherë nuk ka ndodhur në histori të futbollit. Më kanë bërë presion duke thënë se unë shënoj vetëm nga penalltia dhe se ka qenë e lehtë. Tre penallti rresht. Vetëm Roma mund të bëj diçka të tillë, e pabesueshme”, ka thënë legjenda e Romës, shkruan të premten “Football-Italia”. 

Roma u mposht 1:0 nga Lille të enjten mbrëma në Ligën e Evropës. 

Sulmuesi Artem Dovbyk dështoi në të dyja penalltitë, pasi i pari u përsërit. Përgjegjësinë e ekzekutimit të penalltisë së tretë e mori Matias Soule. Edhe ai dështoi. Merita për këtë kishte portieri i Lillet, Berke Ozer.