Joao Palhinha ka realizuar gol në minutën e 94-t për t’ia siguruar një pikë skuadrës së Tottenham Hotspurit.
Tottenhami barazoi 1:1 në shtëpi me Wolverhamptonin të shtunën mbrëma. Kjo ndeshje i takoi xhiros së gjashtë të Premier Leagues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSantiago Bueno e kaloi në epërsi Wolverhamptonin në minutën e 54-t.
Por Palhinha shënoi krejt në fund të ndeshjes për t’ia siguruar barazimin vendësve.
Tottenhamit iu anulua një gol i Mohammed Kudusit në minutën e 27-të për shkak të pozitës jashtë loje.
Për Wolverhamptonin ishte barazimi i parë këtë edicion pas pesë disfatave radhazi.
Tottenhami ka 11 pikë në vendin e tretë.
Wolverhamptoni është në pozitën e fundit me vetëm një pikë.