Tottenhami e ka prezantuar kroatin Igor Tudor si trajner të ri të skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit.
Ai e zëvendëson në këtë post të shkarkuarin Thomas Frank.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFrank u shkarkua ditë më parë, ndërsa e la ekipin në pozitën e 16-të në Premier League.
“Është nder t’i bashkohem këtij klubi në një moment të rëndësishëm. E kuptoj përgjegjësinë që e kam dhe fokusi është i qartë. Ka shumë kualitet në këtë skuadër dhe detyra ime është ta organizoj atë”, ka thënë ndër të tjera Tudor pas prezantimit.
Tottenhami do të garojë edhe në plejofin e Championsit, ndërsa ndeshja e parë e Tudorit do të jetë ndaj rivalit, Arsenalit, më 22 shkurt.
Tudori së fundmi ishte trajner te Juventusi, por u shkarkua pas rezultateve jo të kënaqshme.