Futboll

Tottenhami pranon gol në fund, por ka dy gola epërsi

Tottenham

Foto: Associated Press

Tottenhami do të udhëtojë në Norvegji javën tjetër me dy gola epërsi, për ta zhvilluar ndeshjen kthyese ndaj Bodo/Glimtit.

Tottenhami fitoi 3:1 të enjten mbrëma në Londër, por ende asgjë nuk ka përfunduar dhe finalisti do të caktohet të enjten e ardhshme.

Ishte ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Evropës.

Brennan Johnson që në sekondën e 38-të për 1:0, ndërsa James Maddison e dyfishoi rezultatin në minutën e 34-t.

Dominik Solanke ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 61-të.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, te norvegjezët sërish në skenë u shfaq Ulrik Saltness, i cili e shënoi golin e tetë në tetë ndeshjet e fundit.