(E përditësuar 23:14) Penalltitë kanë qenë përcaktues i ndeshjes së Superkupës së Evropës ndërmjet Paris Saint-Germainit, fituesit të Ligës së Kampionëve dhe Tottenhamit që triumfoi në Ligën e Evropës.
Ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Friuli” në Udine të Italisë, ekipi i drejtuar nga Luis Enrique e fitoi 4:3 në ekzekutimin e penalltive.
Micky van de Ven dhe Mathys Tel dështuan të realizonin për Tottenhamin, ndërsa te PSG-ja dështoi vetëm Vitinha në penalltinë e parë. Shënuan Gonçalo Ramos, Ousmane Dembele, Lee Kang-In dhe Nuno Mendes.
Dominic Solanke, Rodrigo Bentancur dhe Pedro Porro realizuan për Tottenhamin, që ishte shumë afër triumfit.
Ndeshja në 90 minuta u mbyll 2:2, ndërsa fundi ishte dramatik.
Van de Ven dhe Cristian Romero shënuan për Tottenhamin, kurse PSG-ja i barazoi shifrat me golat e minutës së 85-të dhe të 94-t.
Kang-In dhe Ramos shënuan për 2:2.
Transferimi i verës te PSG-ja, portieri Lucas Chevalier, e priti një penallti. Chevalier u transferua nga Lille si zëvendësues i të larguarit Gianluigi Donnarumma.
PSG-ja e fitoi Championsin pas triumfit të thellë 5:0 ndaj Interit, kurse Tottenhami e mposhti Manchester Unitedin 1:0 në finale të Ligës së Evropës.
PSG-ja kthehet në lojë pas një supergoli
(E përditësuar 22:49) - Lee Kang-In ka shënuar për skuadrën e Paris Saint-Germainit, që është kthyer në lojë në duelin ndaj Tottenhamit.
Mesfushori jugkorean realizoi për 2:1, pesë minuta para fundit.
Ai shënoi supergol me të majtën nga distanca.
KANG IN LEE VAMOSSSS #PSGTOT #SuperCup pic.twitter.com/ndCZxOXspZ
— ً (@dnctway) August 13, 2025
Edhe një gol nga Tottenhami
(E përditësuar 22:10) - Tottenhami e ka shënuar edhe një tjetër gol ndaj PSG-së në nisje të pjesës së dytë.
Shënues i golit për 2:0 ishte Cristian Gabriel Romero, në minutën e 48-të.
Tottenhami dominon në pjesën e parë ndaj PSG-së
(E përditësuar 21:55) - Tottenhami ka dominuar ndaj Paris Saint-Germainit në pjesën e parë të ndeshjes së Superkupës së Evropës.
Londinezët patën nëntë tentime, shënuan një gol dhe janë në epërsi 1:0 ndaj parisienëve.
Trajneri Thomas Frank mund të jetë i kënaqur me paraqitjen në 45 minutat e para të ndeshjes ndaj skuadrës së drejtuar nga Luis Enrique.
Tottenhami në epërsi ndaj fituesit të Championsit
Tottenhami ka kaluar në epërsi ndaj fituesit të Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germainit, në ndeshjen e Superkupës së Evropës që po luhet në “Stadio Friuli” të Udines në Itali.
Fituesi i Ligës së Evropës, Tottenhami, realizoi në minutën e 39-të.
Shënues ishte Micky van de Ven.
Joao Palhinha gjuajti fillimisht. Tentimi i tij u prit nga portieri që u transferua në verë, Lucas Chevalier, dhe u ndal në shtyllë. Pas topit të kthyer në zonë, mbrojtësi i Tottenhamit ishte i pagabueshëm.
If there is a final being played, Van de ven will be there to decide the outcome🔥 pic.twitter.com/7JQGwcDMtl
— Simon Yemane (@simonyemane) August 13, 2025