Tottenhami e ka mbyllur me epërsi minimale pjesën e parë të ndeshjes kundër Villarrealit.
Ndeshja Tottenham – Villarreal i takon xhiros së parë të Ligës së Kampionëve.
Luiz Junior shënoi autgol në minutën e katërt të ndeshjes që po zhvillohet në Londër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë 45 minutave të pjesës së parë kishte katër kartonë të verdhë. Dy për Tottenhamin e dy për Villarrealin.
Goal
Tottenhami fiton me gol të hershëm
Tottenhami e ka nisur me fitore fazën e ligës në Champions.
Të martën mbrëma, skuadra angleze fitoi 1:0 ndaj Villarrealit spanjoll.
Ndeshja u vendos herët, përkatësisht që në minutën e katërt. Portieri i Villarrealit, Luiz Junior, shënoi autogol gjatë tentimit për të larguar topin pas një krosimi.
Shifrat më nuk ndryshuan, ndonëse të dy skuadrat kishin rastet e tyre.