Ka pasur shumë dëshpërim të shtunën mbrëma në stadiumin e Tottenhamit.
Skuadra me nam ka barazuar 2:2 me Brightonin dhe ka lëshuar pikë të rëndësishme në garën për mbetje në Premier League.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja i takoi xhiros së 33-të të elitës angleze.
Pedro Porro në minutën e 39-të kaloi në epërsi 1:0 Tottenhamin. Kaoru Mitoma shënoi në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë për 1:1.
Xavi Simons shënoi në minutën e 77-të për epërsinë 2:1 në të mirë të Tottenhamit. Dhe sërish minutat shtesë ishin fatalë. Georginio Rutter shënoi për 2:2 në minutën e 95-të.
Tottenhami është i 18-ti me 31 pikë. Kjo pozitë dërgon në kategorinë e dytë. Brightoni është i nënti me 47 pikë.