Futboll

Tottenhami gjobitet rëndë për thirrje homofobike nga tifozët

Tottenham

Foto: Associated Press

Tottenhami është gjobitur me 75 mijë funte nga Federata e Futbollit e Anglisë për thirrjet homofobike që tifozët e kësaj skuadre kanë bërë në fitoren 3:0 në udhëtim te Manchester Unitedi në muajin shtator. 

Fyerjet në ndeshjen e Premier Leagues në “Old Trafford” janë bërë në minutat 49 dhe 79. 

Menjëherë pas ndeshjes, Spursi nuk është pajtuar me sjelljen e tyre dhe i ka quajtur ato fyerje “të papranueshme”. Ka kërkuar po ashtu dënimet më të rënda, shkruan “BBC” të enjten.