Tottenham Hotspori e ka nisur me fitore edicionin 2025/26 në Premier League.
Tottenhami të shtunën e ka mposhtur në shtëpi Burnleyn me rezultatin 3:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkuadra e Thomas Frankut një gol e shënoi në pjesën e parë kurse dy të tjerë në pjesën e dytë.
Richarlison e shënoi golin e parë në minutën e dhjetë.
Sulmuesi brazilian e realizoi edhe golin e dytë në minutën e 60-të.
Për 3:0 shënoi Brennan Johnson gjashtë minuta më pas. Te Burnley mungoi sulmuesi Armando Broja.
Tottenhami të mërkurën u mposht në finale të Superkupës së UEFA-s nga Paris Saint-Germaini pas ekzekutimit të penalltive.