James Maddison është lënduar rëndë në ndeshjen miqësore që u zhvillua të dielën ndërmjet Newcastle Unitedit dhe Tottenham Hotspurit.
Në Seul të Koresë së Jugut, Tottenhami barazoi 1:1 me Newcastlen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoReprezentuesi i Anglisë, Maddison, në lojë u inkuadrua në minutën e 75-të. Por ai u detyrua të largohet nga fusha me barelë në minutën e 86-të. Madison është parë duke e mbajtur gjurin e djathtë.
Pas ndeshjes në konferencën e mbajtur për shtyp trajneri i Tottenhamit, Thomas Frank, e komentoi lëndimin e Maddisonit.
“Lëndimi i James Maddison duket serioz. Ishte brutale ajo që i ndodhi Maddisonit. Duket si një dëmtim i rëndë. Nuk e dimë saktësisht gjendjen e tij. Nuk dukej mirë.
Jemi mjaft të sigurt se është i njëjti gju ku ai pati dëmtimin e mëparshëm”, u shpreh Frank.