Futboll

Torres shkëlqen në fitoren e Barcelonës

Ferran Torres

Ferran Torres shënoi dy gola në fitore 3:0 të Barcelonës kundër Getafes të dielën mbrëma.

Golin e tretë për Barcelonën, në ndeshjen që i takoi javës së pestë të La Ligas, e shënoi Dani Olmo.

Torres e shënoi golin e parë në minutën e 15-të, kurse të dytin në minutën e 34-t.

Olmo realizoi për 3:0 në minutën e 62-të me asistim të Marcus Rashfordit.

Me fitoren e arritur të dielën, Barceloa i është afruar në dy pikë liderit Real Madrid.

Barça zë vendin e dytë me 13 pikë, kurse Getafe në pozitën e tetë me nëntë pikë. 

Reali është lider me 15 pikë.