Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Top-klubet italiane e kërkojnë mesfushorin shqiptar

Ardon Jashari

Ardon Jasharit i janë dashur pak muaj te Club Brugge për të dëshmuar potencialin që ka. Jashari në verën e kaluar u transferua nga Luzerni te klubi belg. Dhe verën e ardhshme mund ta bëj hapin gjigant në karrierë.

“Calciomercato” ka raportuar se për Jasharin tani po interesohen Juventusi, Napoli dhe Atalanta. 
22-vjeçari pak javë më parë vazhdoi kontratën me Club Brugge, por gjasat që të mbetet në Belgjikë edhe pas verës po zvogëlohen vazhdimisht.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një top-ligë dhe top-klub duket se është destinacioni i ardhshëm i reprezentuesit të Zvicrës.