Tifo-grupi i Kombëtares së Shqipërisë në futboll, Tifozat Kuq e Zi, në rrethojat e selisë së Federatës së Futbollit të Shqipërisë, vendosën një pankartë me mbishkrimin “Djemtë e zgjedhur të Arbërisë, kundër pazareve në emër të Shqipnisë”. Ishte mesazh kundër Evropianit të përbashkët Shqipëri – Serbi.
“Mjaft më me pazaret e errëta! Ju nuk përfaqësoni zërin e tifozëve, por interesat personale. Duam futboll të pastër, jo modern, duam transparencë. ‘Djemtë e zgjedhur të Arbërisë, kundër pazareve në emër të Shqipnisë’. Ju nuk jeni mbi flamurin, popullin dhe mbi ne. Zëri ynë nuk do të ‘shterojë’ kurrë kundrejt padrejtësive… Shqipëria kurrë nuk shitet!”, shkruan në postimin e tifo-grupit në përkrahje të Shqipërisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë shenjë proteste, Tifozat Kuq e Zi, lëshuan për disa minuta të hënën stadiumin gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës 2026, Shqipëri – Andorrë.
Gjatë ndeshjes ndaj Andorrës, kishte thirrje në kor kundër presidentit të FSHF-së, Armand Duka.