Manchester Unitedi ka shfaqur tjetër paraqitje mbresëlënse në gjysmëfinalen kthyese të Ligës së Evropës dhe ka avancuar në finale të garës.
Unitedi fitoi 3:0 në udhëtim te Athletic Bilbao në javën e kaluar, ndërsa të enjten mbrëma fitoi 4:1 për ta siguruar finalen me rezultatin e përgjithshëm, 7:1.
Mikel Jauregizar kaloi në epërsi skuadrën e La Ligas me golin e minutës së 31-të. Por rikthimi i madh i Unitedit nisi nga minuta e 72-të. Mason Mount shënoi për 1:1.
Casemiro në minutën e 80-të realizoi për 2:1, ndërsa Rasmus Hojlund pesë minuta më vonë, shënoi për 3:1.
Mount realizoi sërish në minutën e parë të shtesës për një tjetër paraqitje fantastike në “Teatrin e Ëndrrave”.
Finalja e 21 majit do të jetë krejtësisht angleze. Manchester Unitedi ballafaqohet me Tottenhamin.