Futboll

Tjetër lëndim për Musialan

Jamal Musiala

Ylli gjerman i mesfushës, Jamal Musiala, është zëvendësuar vetëm 25 minuta pasi kishte hyrë në lojë të premten mbrëma në Botërorin e klubeve për Bayern Munichun, në fitoren 2:1 ndaj Boca Juniorsit. 

Por, Musiala pësoi tjetër lëndim dhe u zëvendësua në minutën e 82-të nga veterani Thomas Muller. 

Ai ishte inkuadruar në minutën e 57-të, ndërsa natyra e lëndimit të tij ende nuk dihet. 

22-vjeçari ka vuajtur nga një lëndim muskulor, të pësuar në ndeshje të Bundesligës në sezonin e kaluar.

Musiala nuk kishte luajtur që prej muajit prill dhe u kthye në stërvitje më 7 maj. 

Selektori i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, kishte vendosur të mos e ftojë atë për ndeshjet e Ligës së Kombeve në fund të majit.