Futboll

Tjetër gol nga Jasir Asani në Championsin 2 të Azisë

Jasir Asani

Në Ligën e Kampionëve 2 të Azisë paraqitet edhe skuadra iraniane e Jasir Asanit, Esteghlal.

Esteghlali të mërkurën fitoi 3:0 ndaj Al Muharraq të Bahrejnit, ndërsa sulmuesi i Shqipërisë kontribuoi me gol në fitoren bindëse.

30-vjeçari shënoi në minutën e 87-të, ndërsa e kompletoi ndeshjen e fundit të fazës grupore.

Me fitore, Esteghlali e ka siguruar plejofin me 8 pikë nga vendi i dytë.

Asani në këtë edicion të Championsit 2 të Azisë i ka dy gola e një asistim.