Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tjetër fitore e PSG-së në Ligue 1

PSG

Paris Saint-Germaini ka vazhduar me fitore në elitën e futbollit francez. 

PSG-ja të shtunën në udhëtim e mposhti Lensin me rezultatin 2:1 në kuadër të xhiros së 18-të. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo ishte ndeshja e dhjetë rresht pa humbje e Parisit në të gjitha garat.

Ka tetë fitore dhe dy barazime.

M'Bala Nzola shënoi për 1:0 në minutën e 36-të në të mirë të Lensit. 

Fabian Ruiz në minutën e 59-të i barazoi shifrat. 

Golin e fitores e shënoi Bradley Barcola në minutën e 86-të. 

Parisi mbetet lider me 46 pikë. 

Lensi ka 27 pikë dhe renditet në pozitën e shtatë.