Skuadra e Galatasarayt ka shënuar tjetër fitore në elitën e futbollit turk.
Galata të shtunën në udhëtim e mposhti Goztepen me rezultatin 2:0 në kuadër të xhiros së parafundit.
Për gjigantin turk kjo ishte fitorja e dhjetë rresht në të gjitha garat.
Galata xhiron e kaluar e siguroi titullin e kampionit.
Kaan Ayhan realizoi për 1:0 në minutën e 70-të. Golin e fundit e shënoi Alvaro Morata në minutën e 91-të.
Për Goztepen kjo ishte disfata e dytë rresht në ligë.
Goztepe ka 47 pikë dhe renditet në pozitën e tetë.
Galatasaray ka 92 pikë.