Rikthimi i Granit Xhakës në Angli është përcjellë me bujë në javët e fundit.
Kapiteni i Zvicrës u largua nga Bayer Leverkuseni vetëm një vit pas triumfit të dyfishtë, në Bundesligën gjermane dhe në Kupën e Gjermanisë.
Në fakt, Xhaka u kthye në Premier League, te klubi i promovuar sivjet në elitën angleze, Sunderland.
Transferimi i 32-vjeçarit nga Sunderlandi është vlerësuar ide e mirë nga njohës të futbollit.
Xhaka e njeh mirë Premier Leaguen nga koha e kaluar tek Arsenali.
Por, pas intervistës së publikuar nga Sunderlandi në “Twitter”, tifozët nuk kanë mbetur të kënaqur me përgjigjet e tij. Kanë qenë të befasuar.
Atij i është bërë pyetja, ndërsa Xhaka është dashur t’i përfundonte fjalitë.
Xhaka ka thënë se i është bashkuar Sunderlandit për “sfidë të madhe”, ndërsa ka theksuar se Sunderlandi njihet si “ekip i madh”, shkruan “Nau.ch” të shtunën. Prej përgjigjeve tjera të Xhakës ka qenë se ai mezi pret të luajë me “të gjithë”, ndaj “të gjithëve”.
Tifozët në komentet e kësaj videoje kanë shkruar se Xhaka duhej përgatitur më mirë para kësaj interviste.