Tifozët Kuq e Zi (TKZ) gjatë ndeshjes së djeshme kundër Ukrainës në “Air Albania” kanë mbajtur pankarta në duar me të cilat i kanë kujtuar Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) masakrat që ka kryer Serbia në luftën e fundit në Kosovë, duke shtuar se bashkëpunimi me ta është tradhti.
Protesta e TKZ-së është vazhdimësi e kritikave të mëdha që ka marrë FSHF-ja pasi ka aplikuar me Federatën Serbe të Futbollit ta organizojnë së bashku Evropianin U21 në vitin 2027.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një postim në Facebook, TKZ-ja ka paralajmëruar se veprimet do të radikalizohen derisa “t’i jepet fund kësaj marrëzie”.
Kritikat e shumta nuk e kanë ndalur presidentin e FSHF-së, Armand Duka, drejt idesë për ta organizuar Evropianin bashkë me Serbinë. Madje, pati thënë se kjo i shërben edhe Kosovës.
Shqipëria dhe Serbia janë shtetet e vetme që kanë aplikuar për ta organizuar Euro 2027 për moshat e reja.
Postimi i plotë i Tifozëve Kuq e Zi:
- 15 mijë të vrarë vetëm në luftën e fundit dhe dhjetëra mijëra të vrarë e masakruar nëpër histori.
- 20 mijë gra shqiptare të dhunuara
- 1 milion shqiptarë të dëbuar nga shtëpitë e tyre
- 650 shkolla të shkatërruara
- 30 masakra të kryera mbi civilë shqiptarë të pambrojtur për më pak se 6 muaj.
- 14.10.2014, kur një stadium i tërë në prani të gjithë krerëve shtetëror këndonte për vrasjen e shqiptarëve në kor. Këto thirrje vazhdojnë edhe sot në çdo ndeshje të tyre.
- Afrim Bunjaku, heroi më i ri, i cili u vra nga shkijet pak kohë më parë
- Përparim Thaçi, futbollist, i cili u vra nga shkijet në luftën e fundit
Këto ishin vetëm disa nga pankartat tona që u shfaqën në këtë ndeshje, por jo për të përmbyllur ciklin e reagimeve nga ana e jonë në lidhje me këtë organizim të turpshëm.
Reagimet tona, do të vijojnë, e do të radikalizon deri në dhënien fund të kësaj marrëzie që në emër të kozmopolitizmit po fyhen viktimat dhe e kaluara jonë e dhimbshme.