Futboll

Tifozët e Zurichut sulmojnë lojtarët e Stade Nyonnaisit

Stade Nyonnais

Pasi shënoi penalltinë e tretë me goditje “panenka”, mesfushori shqiptar i Stade Nyonnais, Leorat Bega, u nis drejt tifozëve të Zurichut për të festuar kalimin në 1/8 e finales të Kupës së Zvicrës. 

Ish-mesfushorit të U19 të Zvicrës iu bashkuan në festë edhe lojtarët e tjerë. Ata edhe provokuan tifozët e Zurichut. 

Të provokuar, tifozët e Zurichut nisën t’i gjuanin me gjësende, kryesisht gota plastike, e më pas i sulmuan fizikisht disa lojtarët të Stade Nyonnaisit. U përfshinë edhe  lojtarët e Zurichut. Disa tentuan t’i largonin lojtarët e ekipit kundërshtar e më pas edhe t’i ndalonin tifozët e tyre të mos futeshin në fushë.

Tollovia e krijuar pas ndeshjes, të cilën Zurichu e humbi 3:1 pas gjuajtjes së penalltive, përfundoi brenda pak minutash. 

Koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan 1:1.

Mesfushori 22-vjeçar, Bega, në fushë u inkuadrua në minutën e 60-të.

Te Zurichu deri në minutë ne 67-të u paraqit mesfushori Bledian Krasniqi, kurse Lindrit Kamberi nuk e pati rastin të paraqitet në fushë.

 

VIDEO