Përditësuar, 20:03 - Tre persona janë lënduar e tre tjerë janë arrestuar në rrahjen mes tifozëve të Dritës dhe atyre të Copenhagenit të martën në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë shoqëruar në stacion policor edhe disa tjerë.
“Sot rreth orës 19:00 ka ndodhë një incident, ku disa tifozë janë përleshur mes vete. Si pasojë, tre persona kanë pësuar lëndime, të cilët edhe kanë pranuar tretman mjekësor. Policia ka vënë situatën nën kontroll, ku ka arrestuar tre persona dhe disa të tjerë i ka shoqëruar për në stacion policor”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Dy tifozë danezë janë në proces të ekzaminimit mjekësor në QKUK, derisa nga QKUK-ja kanë thënë se vetëm njëri nga ta ka shenja lëndimi.
Rrahje mes tifozëve të Dritës dhe të Copenhagenit
Tifozët e Dritës dhe atyre të Copenhagenit janë përfshirë në përleshje të martën te Kafet e Rakisë në kryeqytet.
Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe e ka vënë situatën nën kontroll.
“Sot rreth orës 19:00 ka ndodhë një incident, ku disa tifozë janë përleshur mes vete. Policia ka vënë situatën nën kontrollë dhe janë duke marrë veprimet e nevojshme”, thuhet në përgjigjen e PK-së.
Rrahja ka ndodhur para fillimit të ndeshjes së kthimit të rrethit të dytë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.