Futboll

Thomas Muller kthehet te Bayerni

Muller

Thomas Muller është kthyer te Bayerni vetëm disa javë pas transferimit në MLS.

“Bild” ka shkruar se 35-vjeçari po e shfrytëzon pushimin e ndeshjeve ndërkombëtare për ta ruajtur formën. 

Muller është parë në qendrën stërvitore të klubit gjerman. Ai po ashtu mbante uniformën e Bayernit. 

Muller e kishte paralajmëruar kthimin në Gjermani.

“Do të jem në Gjermani shkurtimisht në ditët në vijim. Pastaj do të jem gati për pjesën e fundit të sezoni”, pati thënë Muller.

Muller iu bashkua në verë ekipit Vancouver Whitecaps.