Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Thaqi pritet të rikthehet te Prishtina

Arsim Thaqi

Arsim Thaqi pritet të bëhet trajner i ri i Prishtinës. KOHA ka mësuar të shtunën se Thaqi ka arritur marrëveshje për t’u kthyer te Prishtina. Zyrtarizimi tij pritet të bëhet të dielën.

Thaqi zëvendëson trajnerin francez Jean-Michel Cavalli, i cili u largua për siç u tha nga Prishtina “gjendjes shëndetësore” të tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Thaqi së fundi ishte trajner i Drenicës. Ekipin nga Skenderaj e la në vendin e parë në Grupin A të Ligës së Parë.

Prishtina është e pesta në tabelën e Superligës me 35 pikë pas 27 ndeshjeve, aq sa ka edhe Ferizaj në vendin e gjashtë.