Mbrojtësi i krahut të djathtë, Armend Thaqi, nuk është më pjesë e skuadrës rumune Cluj.
Cluji të shtunën paradite njoftoi se me marrëveshje të dyanshme është vendosur të shkëputet kontrata me Thaqin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo31-vjeçari i ishte bashkuar Clujit pas fundit të edicionit 2023/2024. Ishte vlerësuar lëvizje e madhe për karrierën e tij. Por Thaqi i luajti vetëm katër ndeshje në kampionatin rumun.
Në gjashtë ndeshjet e fundit nuk ishte fare i grumbulluar te Cluji.