Një gol e një asistim ishte kontributi i Fisnik Asllanit të shtunën për Hoffenheimin.
Hoffenheimi i Asllanit, Leon Avdullahut e Albian Hajdarit, e mposhti 4:2 në udhëtim Heidenheimin e portierit Diant Ramaj e Arijon Ibrahimoviq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAsllani asistoi në minutën e 26-të për Alexander Prassin. I njëjti futbollist e shënoi edhe golin e dytë.
Ndërkohë, sulmuesi i Kosovës, 23-vjeçari Asllani, realizoi në minutën e 49-të për 3:0. Ai luajti deri në minutën e 87-të, në ndeshjen e xhiros së 25-të të Bundesligës gjermane.
Asllani tani i ka tetë gola e pesë asistime në elitën gjermane.
Avdullahu në mesfushë e kompletoi ndeshjen kurse, Hajdari u zëvendësua në mintuën e 77-të. Ramaj në portë te vendësit e kompletoi ndeshjen, ndërsa Ibrahimoviqi nuk luajti për shkak se ishte i sëmurë. Leart Paqarada vazhdon të jetë i lënduar.
Hoffenheimi i treti në tabelë i ka 49 pikë. Heidenheimi i fundit ka 14 pikë.
Asllani shënon dhe asiston në Bundesligë
Pas Vedat Muriqit, radha për shkëlqim ka qenë për Fisnik Asllanin.
Asllani me Hoffenheimin janë duke fituar 3:0 në udhëtim te Heidenheimi, në xhiron e 25-të të Bundesligës.
Asllani asistoi me thembër në mintuën e 26-të për 1:0, në golin që e shënoi Alexander Prass. Prass e shënoi edhe golin e dytë.
Ndërkohë, Asllani realizoi pesë minuta pas pushimit për 3:0.
Ai i ka tetë gola e pesë asistime në Bundesligë në këtë sezon.