Skuadra e Barcelonës ka filluar përgatitjet për edicionin e ardhshëm në La Liga.
Për të dytën ditë me radhë, portieri gjerman Marc-Andre ter Stegen ka stërvitur i ndarë nga grupi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBarça ka njoftuar të martën se Ter Stegen qëndroi në palestër, duke bërë ushtrime veçmas nga skuadra për shkak të problemeve me shpinën. Të gjithë futbollistët e tjerë janë stërvitur normalisht.
Ka ditë që raportohet nga mediumet spanjolle se 33-vjeçari Ter Stegen pritet të jetë vetëm portieri i tretë i Barçës për edicionin 2025/26.
Për shumë vjet, reprezentuesi i Gjermanisë ishte portieri i parë i gjigantit katalunas.
Joan Garcia që u transferua te Barça nga Espanyoli, mund të jetë portieri i parë i skuadrës.
Ndërkohë polaku Wojciech Szczesny pritet të jetë portieri i dytë.