Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, mund të kthehet tek Ajaxi.
Ten Hag është kandidat serioz për ta drejtuar sërish klubin nga Amsterdami.
Këtë e ka konfirmuar drejtori teknik i Ajaxit, Alex Kroes.
“Erik ten Hag ka qenë në listë për një kohë të gjatë. Ai është i njohur, bëri një punë fantastike kur ishte këtu. Fola shkurt me Ten Hagun të dielën”, ka thënë Kroes për “NOS”.
Nëse emërohet trajner i Ajaxit, Ten Hagu do ta zëvendësojë Francesco Fariolin.
Farioli dha dorëheqje të hënën nga posti i trajnerit pasi skuadra e madhe holandeze e humbi në mënyrë dramatike garën për titull.
55-vjeçari Ten Hag e drejtoi Ajaxin nga viti 2017 deri në vitin 2022. Me Ajaxin i fitoi gjashtë trofe.
Ka raportime të shumta se Ten Hagu mund të bëhet edhe trajneri i Bayer Leverkusenit.