Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ten Hag, kandidat për trajner të Romës

Erik ten Hag

Erik ten Hag

Te Roma janë duke e shqyrtuar mundësinë që ta emërojnë trajner të skuadrës holandezin Erik ten Hag.

Kështu kanë raportuar të martën media të ndryshme në Itali. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Së fundi Ten Hag u shkarkua nga posti i trajnerit te skuadra e Manchester Unitedit pas rezultateve të dobëta. 

Roma të dielën e shkarkoi trajnerin kroat, Ivan Juriq, pas disfatës që e pësoi nga Bologna me rezultatin 3:2. 

Te Roma ky ishte trajneri i dytë këtë edicion i shkarkuar, pasi më herët e largoi edhe Daniele De Rossin. Roma është duke menduar edhe për ish-trajnerin e Chelseat, Graham Potter. 

Roma këtë edicion në Serie A renditet në pozitën e 12-të me 13 pikë.