Ardian Ismajli ka marrë lëvdata për mënyrën se si luajti në mbrojtje gjatë dy ndeshjeve të fundit në Serie A.
Ismajli kompletoi ndeshjet kundër Lazios dhe Fiorentinas. Për mbrojtësin e Shqipërisë ishin dy ndeshjet e para pas kthimit nga lëndimi. Ai mbeti jashtë fushës në nëntë nga 12 ndeshjet e fundit.
Tek Empoli shpresojnë se do të mbijetojnë në Serie A.
“Tek Empoli janë optimistë për fundin e sezonit sa i përket mbijetesës, pasi kanë një kalendar të mirë dhe u është kthyer Ardian Ismajli, kapiteni dhe mburoja e mbrojtjes”, shkruan “Gazettta dello Sport” të martën.
Ismajli 28-vjeçar ishte kapiten i Empolit në ndeshjen e fundit kundër Lazios. Empoli i humbi dy ndeshjet e fundit. Por në Itali vlerësojnë se kthimi i Ismajlit në fushë është fitore e madhe për Empolin.
Në Serie A, Ismajli ka 28 paraqitje këtë edicion.
Empoli zë vendin e parafundit me 25 pikë. Deri në fund të edicionit kanë mbetur edhe tri xhiro në Serie A.