Të shtunën prej orës 16:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë zhvillohet ndeshja e barazhit për vend në Superligë mes Llapit e Vushtrrisë.
Këtë e bëri të ditur të hënën FFK-ja.
Llapi mbeti i teti në Superligë dhe duhet ta mposhtë Vushtrrinë për të mbetur në elitë. Vushtrria ishte e dyta në grup në Ligën e Parë, ndërsa në barazhin e kësaj lige e mposhti Lirinë, të shtunën e kaluar.
Interesimi për këtë ndeshje pritet të jetë shumë i madh.