Llapi – Prishtina dhe Ferizaj – Prishtina e Re janë ndeshjet e xhiros së 29-të të Superligës së Kosovës në futboll që zhvillohen të shtunën prej orës 15:00.
Të dy ndeshjet vlerësohen me peshë të madhe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLlapi, që sipas vendimit të Disiplinorit do të luajë pa shikues, është në vendin e tetë me 32 pikë, sa i ka edhe Drenica në vendin e nëntë. Pozita e tetë dërgon në plejaut, ndërsa e nënta në Ligën e Parë.
Ndërkohë Prishtina është e treta me 43 pikë.
32 pikë i ka edhe Ferizaj në vendin e shtatë. Kjo e bën ndeshjen me Prishtinën e Re shumë të rëndësishme për këtë skuadër. Prishtina e Re është e fundit me 27 pikë dhe ende e kërkon mbetjen në Superligë.
Të dielën prej orës 15:00 janë tri ndeshje të tjera: Gjilani – Dukagjini, Malisheva – Ballkani, Drenica – Drita.