Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Te Rubin Kazani thonë se Daku është sulmuesi më i mirë në Rusi

Mirlind Daku

Mbrojtësi i Rubin Kazanit, Ilya Rozhkov, e konsideron Mirlind Daka, sulmuesin më të mirë në Premier Ligën e Rusisë.

“Në vjeshtë u vu re se nëse Daku nuk luante mirë, rezultatet e ekipit binin”, ka thënë Rozhkov të mërkurën për Championat”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rozhkov insiston se Daku është ndër lojtart më të mirë

“Unë e konsideroj Mirlindin një nga lojtarët më të mirë në Premier Ligën e Rusisë dhe sulmuesin më të mirë të ligës. Ai është lideri ynë dhe nuk kam dyshim se kur të jetë në formën më të mirë, do të jetë një ndihmë e madhe. Tani për tani, kjo është falë punës së ekipit, por me të në krye, gjërat do të jenë edhe më mirë”, tha Rozhkov.

Sulmuesi i Shqipërisë, Mirlind Daku, është kthyer së fundmi nga lëndimi pas një kohe të gjatë.
Ekipit nga Kazani i mungoi nga fillimi i dhjetorit të vitit të kaluar për shkak të lëndimit muskulor.
Para se të lëndohej, Daku për ekipin e Rubinit shënoi nëntë gola.