Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Te Mallorca flasin për të ardhmen e Muriqit

Vedat Muriqi

Drejtori ekzekutiv i Mallorcas, Alfonso Diaz, ka folur për të ardhmen e sulmuesit Vedat Muriqi. Ai ka thënë se askush në klub nuk e ka marrë në konsideratë largimin e sulmuesit të Kosovës.

Të mërkurën ka pasur shkrime në mediat turke se Muriqi pritet t’i bashkohet Fenebahçes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por Diaz insiston se Muriqi është i rëndësishëm për ekipin spanjoll.

“Deri më sot nuk ka absolutisht asgjë në lidhje me këtë. Muriqi tashmë e di se çfarë do të thotë për këtë klub. Ai është lider në fushë dhe jashtë saj, është golashënuesi më i mirë, na jep shumë dhe duhet të qëndrojë me ekipin”, ka thënë Diaz, shkruan “Ultima Hora”.

Muriqi me Mallorcan ka kontratë deri në qershor të vitit 2029.

31-vjeçari këtë edicion në La Liga ka shënuar 14 gola.