Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, tha se eliminimi i skuadrës së tij nga Championsi nxori në pah vështirësitë për të shndërruar rastet në gola.
Liverpooli u eliminua në çerekfinale nga PSG-ja me rezultatin e përgjithshëm 4:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkuadra angleze kishte 21 tentime për gol, për dallim nga PSG që i kishte 12. Liverpooli kishte po ashtu shtatë goditje nga këndi, kurse parisienët vetëm dy. Por ishte PSG-ja që realizoi dy gola të martën mbrëma në “Anfield”.
“Për fat të keq është shembulli i radhës i këtij edicioni kur nuk mund të shënojmë nga shumë shanse që krijojmë”, ka thënë Slot. Sipas tij, ky problem e përcolli skuadrën gjatë gjithë edicionit.
Liverpoolit iu anulua një penallti nga VAR-it, ndërsa lëndim të rëndë pësoi Hugo Ekitike.
“Një tjetër ndërhyrje e VAR-it që nuk ishte në favorin tonë dhe kjo nuk ndodhi për herë të parë këtë edicion”, ka thënë Slot. “Natyrisht se jemi shumë të dëshpëruar, pasi kishte periudha në pjesnë e dytë ku ndihej që nëse do të shënonim, kjo do të ishte natë e veçantë”.
Holandezi megjithatë thotë se e ardhmja është e ndritur për skuadrën.