Heidenheimi u mposht 2:0 në shtëpi të shtunën nga Dortmundi dhe mbeti në vendin e fundit në Bundesligë, pa pikë.
Të dy golat Dortmundi i shënoi në pjesën e parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, rezultati ishte në plan të dytë për vendësit, që e humbën mbrojtësin e Kosovës, Leart Paqaradz.
Paqarada u desh të zëvendësohej në minutën e shtatë.
Trajneri i Heidenheimit, Frank Schmidt, ka dhënë sinjale pas ndeshjes se lëndimi është goxha i rëndë.
“Paqarada më tha se kishte reagim të pazakontë në gjurin e majtë”, ka deklaruar Schmidt pas ndeshjes.
Te Heidenheimi në portë ishte Diant Ramaj.
Për Ramajn ishte ndeshje e veçantë, pasi luante ndaj skuadrës së tij, Dortmundit.
Ai është i huazuar deri në fund të sezonit te Heidenheimi. Ndërkohë, deri në minutën e 81-të ka luajtur edhe Arijon Ibrahimoviqi.