Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Sot gjysmëfinalet e para të Ligës së Konferencës

Shakhtar Donetzk

Foto: Associated Press

Shakhtar Donetsk – Crystal Palace dhe Rayo Vallecano – Strasbourg janë gjysmëfinalet e Ligës së Konferencës. 

Ndeshjet e para luhen sot nga ora 21:00. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shakhtari do të luajë si vendas në duelin e parë dhe për shkak të luftës duelin e zhvillon në Krakow të Polonisë. 

Skuadra ukrainase synon trofeun e parë evropian që prej edicionit 2008/09, kur e fitoi Kupën e UEFA-s. 

Përballë e ka Crystal Palacen, që në këtë edicion është vlerësuar favorit për të triumfuar në garën e tretë të UEFA-s për nga rëndësia.

Kjo do të jetë përballja e parë mes tyre. Shakhtari fitoi në çerekfinale ndaj AZ Alkmaarit, kurse Crystal Palace e eliminoi Fiorentinan. 

Vallecano spanjolle në xhiron e fundit të fazës së ligës në Ligën e Konferencës e mposhti Dritën në shtëpi 3:0. Në shtëpi luan edhe në gjysmëfinalen e parë ndaj Strasbourgut francez. Për të dyja skuadrat është hera e parë që kanë arritur në gjysmëfinale të një gare të madhe evropiane. 
Në çerekfinale, Vallecano e eliminoi AEK-un e Athinës, kurse Strasbourgu fitoi ndaj Mainzit. 
Finalja e Ligës së Konferencës luhet më 27 maj në “Red Bull Arena” në Leipzig.