Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Te Drita flasin për ndeshjen ndaj Florianas së Maltës

Drita

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, dhe mesfushori Albert Dabiqaj, janë paraqitur të hënën në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër ekipit nga Malta, Floriana.

Ndeshja ndërmjet Florianas dhe Dritës zhvillohet të martën nga ora 19:30.

Takimi i parë i raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës luhet në Floriana.

“Na pret një ndeshje e vështirë. Duhet të japim gjithçka nga vetja për ta arritur objektivin”, ka thënë Ramadani.

Dabiqaj vlerësoi atmosferën brenda grupit.

Edhe Ramadani beson në rikthim të rezultatit Futboll 4 muaj më parë Ramadani beson në rikthim të rezultatit

“Atmosfera brenda grupit është shumë e mirë dhe do të vazhdojmë të jemi më të bashkuar se kurrë”, ka theksuar Dabiqaj.

Kampionia e Kosovës u eliminua në raundin e parë të Ligës së Kampionëve nga Kauno Zhalgirisi i Lituanisë.