Futboll

Taulanti ëndërron ta udhëheqë Baselin përkrah Granitit

xhaka

(20 Minuten) – “Një profesionist shembullor, një luftëtar në fushë dhe një frymëzim për brezat e rinj”. Këto ishin fjalët më të cilat legjenda e Baselit, Taulant Xhaka, u prit nga klubi Dardania Basel këtë verë. 34-vjeçari mori përsipër drejtimin e klubit si trajner në kategorinë e katërt pas pensionimit.

Gjatë detyrës së tij të re te Dardania, ku punoi edhe babai i tij, Ragipi, Taulant Xhaka synon të marrë licencën e trajnerit dhe të udhëheqë klubin pasi nuk arriti të ngjitet në kategorinë e tretë. Hapi i parë drejt këtij qëllimi është arritur tashmë.

Këtë fundjavë, ata siguruan një fitore të thellë 5:0 kundër Munchensteinit.

Legjenda e Baselit pa ekipin e tij të luante mirë. Pas ndeshjes, ai për “BZ Basel” tha se ishte pjesërisht i kënaqur.

“Nuk ishte një ndeshje e shkëlqyer nga ana jonë, por është mirë, fituam 5:0”.

Xhaka sqaroi se aktualisht është vetëm si trajner te Dardania.

“Ekipi po luan shumë mirë. Në varësi të mënyrës se si ndihem, mund të mendoj të hyj si zëvendësues në të ardhmen nëse gjërat vështirësohen drejt fundit të sezonit”.

Ai e sheh qartë të ardhmen e tij.

“Nëse bëjmë ngritje në kategori, do të doja të vazhdoja për një vit tjetër, por varet se si zhvillohet skuadra. Qëllimi im afatgjatë, siç e kam thënë edh më parë, është të jem në stolin e Baselit përkrah vëllait tim”.

Kur do të ndodhë kjo? E paqartë. Ajo që është e sigurt është se vëllai i tij, Graniti, po përfundon po ashtu kursin e tij për trajner.

Kapiteni i Zvicrës debutoi për Sunderlandin këtë fundjavë. Në ndeshjen përshëndetëse të Taulant Xhakës, Granit Xhaka bëri bujë kur, me zë të lartë deklaroi se “një Xhaka po largohet dhe së shpejti tjetri do të kthehet”.