Futboll

Talenti kosovar e fillon me gol kampionatin në Danimarkë

olti hyseni

Talenti 18-vjeçar, Olti Hyseni, e ka nisur me gol edicionin në Superligën e Danimarkës.

Të dielën Hyseni e shënoi golin e vetëm për Sonderjysken që luajti 1:1 me Aarahusein. Ndeshja i takoi xhiros së parë.

Hyseni luajti sulmues i krahut të majtë.

Ai vlerësohet prej talenteve më të mëdha në futbollin danez. Edicionin e kaluar i kishte dy gola e dy asistime në 20 paraqitje.

Luan për Danimarkën U19.