Mesfushori shqiptar që paraqitet te Zvicra U19, Zidan Tairi, ka bërë një asistim të mërkurën mbrëma, por “helvetikët e rinj” u mposhtën thellë nga Kroacia, 4:1.
Ndeshja i takoi raundit të dytë kualifikues për Evropianin e këtij viti që organizohet në Uells për këtë grupmoshë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTairi asistoi në golin për 1:1 në minutën e 68-të, në ndeshjen që u zhvillua në Varazhdin.
Kroacia i prin Grupit 3 me tri pikë, ndërsa Franca e Norvegjia kanë nga një pikë. Zvicra U19 e fundit është pa pikë.
Fituesi i grupit avancon në turneun final në Uells.