Portieri i Barcelonës, Wojciech Szczesny, e sheh veten si model për të rinjtë vetëm në një aspekt.
Ai është model në aspektin futbollistik, ka thënë polaku 35-vjeçar në një intervistë për “ESPN” të premten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProblemi i Szczesnyt është te pirja e duhanit.
“Mos e bëni atë gjë! E kam humbur atë luftë”, ka thënë Szczesny.
“E kam nisur këtë shprehi të keqe kur isha shumë i ri. Kështu që, kushdo që e sheh këtë, mos bëni çfarë kam bërë unë!”.
Szczesny u kthye në futbollin profesionist ani pse ishte pensionuar.
Ai iu bashkua Barcelonës si zëvendësues i Marc-Andre ter Stegenit që u lëndua rëndë.
Portieri polak e ka humbur vetëm një nga 25 ndeshje dhe nuk ka pranuar gol në 13 ndeshje me Barcelonën. Paraqitjet e tij vlerësohen shumë lart.