Wojciech Szczesny do t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës. Ai kthehet pas pensionimit për t’iu bashkuar skuadrës spanjolle si lojtar i lirë.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka raportuar se ish-portieri i Arsenalit dhe Juventusit do t’i nënshtrohet kontrollimeve mjekësore gjatë kësaj jave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi është ftuar për t’iu bashkuar Barcelonës pas lëndimit të rëndë që Andre ter Stegen e pësoi gjatë fundjavës. Ter Stegen iu nënshtrua operimit në gju të hënën.
Data e kthimit nuk dihet, por sipas raportimeve, Ter Stegen mund të mbetet jashtë fushës deri shtatë muaj.