Përzgjedhësi i Shqipërisë në futboll, Sylvinho, ka pranuar se përgatitja e ndeshjes me Ukrainën nuk ishte e lehtë.
Ukraina e Shqipëria luajnë miqësore të martën mbrëma në Valencia, pasi u eliminuan në gjysmëfinale të plejofit për kualifikim në Botëror.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTekniku brazilian megjithatë e ka vlerësuar të rëndësishme ndeshjen.
“Është e vështirë të përgatisësh një ndeshje pas takimit me Poloninë. Kjo është eksperiencë e njëjtë për të dyja ekipet në fakt. Tani duhet të luash një ndeshje miqësore. Unë e kam thënë edhe më parë që nuk besoj në ndeshje miqësore, duke qenë që çdo herë që futemi në fushë jemi të përqendruar për të bërë 90 minuta shumë të mira”, ka theksuar Sylvinho të hënën në konferencë për shtyp.
Ai ka premtuar ndryshime në përbërje, por jo gjithë ekipin.
“Sigurisht që nuk mund të bëhen 7-8 ndryshime. Pavarësisht që e shikoj si një mundësi për lojtarët e tjerë, e shikoj edhe si një punë në grup dhe skuadra duhet të organizohet si zakonisht që të funksionojë si duhet. Por sigurisht mund të kemi 3 apo 4 zëvendësime nga formacioni i mëparshëm”, ka theksuar Sylvinho.