“La Gazzetta dello Sport” ka raportuar se gjyqtari i ndeshjes Lazio – Fiorentina, Somone Sozza, dhe ata të VAR-it, do të suspendohen.
Ata do të suspendohen për një, respektivisht për dy ndeshje, ka raportuar mediumi italian të enjten.
Në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën mbrëma pati shumë polemika, ndërsa është vlerësuar se ata kanë bërë vendime të gabuara kur u dhanë penalltitë.
Dueli i xhiros së 19-të të Serie A u mbyll baras, 2:2.
Vendime të dyshimta pati edhe në duelin Napoli – Verona, por u vlerësua se gjyqtarët kishin të drejtë.
VIDEO:
Não marcaram esse pênalti para a Lazio e, mais tarde, o VAR chamou para revisar um lance a favor da Fiorentina, e o juiz manteve o pênalti para a Viola... Gol e virada no finalzinho.
— César Costa (@cesar21costa) January 7, 2026
A arbitragem italiana vai dar bastante assunto nos próximos dias pic.twitter.com/tsMGJ4ZxXM